Biden nënshkroi ligjin që përshpejton procesin e dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi të hënën ligjin që do të përshpejtojë procesin e dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për ligjin e ashtuquajtur “lend-lease” të vitit 1941, me të cilin SHBA-ja u dërgoi armë aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

Pas nënshkrimit të Bidenit, ligji hyn në fuqi pasi u miratua nga Dhoma e Ulët dhe e Epërme e Kongresit Amerikan.

Në adresimin para mediave, Biden tha se SHBA-ja mbështet ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur vendin dhe demokracinë e tyre nga, siç tha ai, “lufta brutale e presidentit rus Vladimir Putin”.

Administrata e Bidenit ka dërguar më shumë se 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën më 24 shkurt dhe ka kërkuar 33 miliardë dollarë shtesë nga Kongresi për të ndihmuar vendin ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Bideni pranoi se çmimi për të ndihmuar Kievin kundër Moskës “nuk është i lirë”, por ai vazhdimisht thekson se kostoja do të ishte shumë më e madhe nëse nuk bëjnë asgjë.

“Ukrainasit po luftojnë për jetën e tyre çdo ditë”, tha Biden në Zyrën Ovale, së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ligjvënësit kryesorë.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi ligjin në fjalë më 28 prill, pas miratimit nga Senati. Ligjvënësit amerikanë nga radhët e republikanëve kundërshtuan aktin në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button