Sela: ASH nuk do ta bllokon kuvendin, ne jemi për zgjedhje të parakohshme

Në konferencën për shtyp të Aleancës për Shqiptarët, kryetari Ziadin Sela foli për agjendën partiake, bllokimin e kuvendit si dhe bëri të qartë se kjo parti është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Sela tha se sa i përket agjendës së partisë ata kanë propozuar disa ligje në kuvend. Të cilat janë në procedurë e sipër.

“Qëndrimet tona si Aleancë për Shqiptarët ne i kemi sqaruar. Ne kemi dalë dhe kemi paraqitur agjendën tonë, ku kemi paralajmëruar sjelljen e disa ligjeve. Kemi sjellë në procedurë Ligjin për lojërat e fatit që planifikojmë të spostohen në hotele me 5 yje, dhe ligji i shkollave të mesme për rastin e grave ku thuhet se mësimdhënësit mund të zëvendësohen pasi shtetin e bën më afër diktaturës sesa demokracisë, po ashtu edhe një ligjin për përfaqësime të drejtë adekuate”, tha Sela.

Ai po ashtu tha se ata si opozitë janë të vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse sipas Selës, kjo qeveri nuk ka më as kredibilitet dhe as legjitimitet për të qeverisur.

“Kjo Qeveri nuk ka as kredibilitet, as legjitimitet, për të vazhduar për të qeverisur. I vetmi kredibilitet moral është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, por siç i shohim si shkojnë negociatat edhe kjo është e konsumuar. Atëherë një aktor politik që e ka humbur komplet kredibilitetin që kur u formua qeveria e Zaevit është Ali Ahmeti dhe BDI, sepse ai kishte premtuar kryeministrin e parë shqiptar gje që nuk u bë. Legjitmiteti po ashtu u humb edhe me zgjedhjen e Kovaçevskit. Legjitime janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare , prandaj ne i kërkojmë me këmbëngulje”, tha Sela.

Sa i përket bllokimit të kuvendit, dhe nëse ASH do ta përkrah nismën e VMRO-DPMNE-së , Sela tha se secila parti ka agjendën e vet parlamentare, Aleanca për Shqiptarët nuk është për bllokimin e Kuvendit.

“Çdo subjekt politik ka agjendën e vet politike, për agjendën e Aleancës për Shqiptarët flasim ne, ne nuk jemi për bllokimin e Kuvendit. Ata që bllokojnë Kuvendin është puna e tyre, ne përgjigjemi për veten tonë. Duhet të pyeten ata dhe jo ne”, tha Sela.

Ndërkaq në mbledhjen e parë te kryesisë së partisë Aleanca për Shqiptarët zgjodhi nënkryetarin e saj, Arben Taravarin, u shpall vendimi për konkurs për zgjedhjen e kryetarëve të degëve si dhe u diskutua mbi situatën e fundit politike në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button