Rekord vizitorësh në fundjavën e fundit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Kopshti Zoologjik në Shkup ka arritur rekordin e vizitorëve këtë fundjavë, duke e vizituar mbi 14 mijë persona, transmeton Portalb.mk.

“Këtë fundjavë kishim mbi 14.000 vizita dhe mund të themi me krenari se kjo është fundjava më e vizituar deri më tani”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndërkohë, nga “IP “Kopshti Zoologjik” kërkojnë nga  vizitorët që të kenë kujdes gjatë vizitave, në raport me edukimin, mjedisin e pastër dhe rregullshmërinë e Kopshtit.

“Qyteti i Shkupit dhe IP “Kopshti Zoologjik” në vazhdimësi punojnë në përmirësimin e kushteve të habitateve, ndërsa vizitat rekord janë edhe një inkurajim për vazhdimin e aktiviteteve për vendosjen e standardeve të reja të cilësisë dhe mirëqenies më të madhe të kafshëve”, deklarojnë nga Qyteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button