Shpresë për fillimin e negociatave të Shkupit dhe Tiranës në qershor, ka shpreh Shalenberg nga Sofja

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg sot në Sofje deklaroi se Vjena shpreson se bisedimet me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e tyre evropian do të fillojnë në qershor, raporton MIA. Shalenberg shtoi se nuk duhet të lejohet “mënyrë tjetër e jetesës” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Interesat ruse nuk shtrihen vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi ai në Sofje.

Shalenberg kishte takim në Sofje me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ku u bisedua edhe për situatën gjeopolitike pas pas pushtimit rus.

Në konferencën për shtyp, Gençovska theksoi se ekziston mbështetje e vazhdueshme e Bullgarisë për rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Bullgaria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për promovimin e klimës pozitive në marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dukje përfshirë edhe përmes inicimit të formateve për zhvillim të përforcuar të politikave sektoriale. Do të vazhdojmë të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ato janë të mundura vetëm me përpjekje të përbashkëta. Nga Shkupi presim aksione dhe garanci konkrete për zbatim të përhershëm dhe të pakthyeshëm të Traktatit nga viti 2017, si dhe garantim të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare”, deklaroi ajo. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button