“Në pritje të Godos” – aksion artistik kushtuar integrimit evropian të vendit në qendër të Shkupit

Në qendër të Shkupit sot është vendosur instalacioni artistik “Duke pritur Godon”, kushtuar qëndrimit të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aksioni gueril është pjesë e projektit “Artivator” të Qendrës së arteve bashkëkohore, transmeton Portalb.mk.

“Frymëzimi për këtë vaksion vjen nga ngjashmëria e situatës në dramën “Waiting for Godot” të Samuel Beckett dhe procesit të integrimit evropian të RMV-së. Edhe pse në pamje të parë mund të tingëllojë joserioze, qesharake dhe absurde, megjithatë ekzistojnë ngjashmëri të mëdha mes dy veprimeve – atij në dramën e Beketit dhe atij në shtetin e Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, thonë organizatorët.

Autorët theksojnë se ashtu si personazhet kryesore të dramës së Beketit, Vladimiri dhe Estragoni, presin me orë e ditë që Godo të vijë dhe t’u sqarojë dilemat dhe t’u zgjidhë problemet, ashtu edhe Maqedonia pret fillimin e negociatave, datën e negociatave, konferencë ndërqeveritare, me shpresën se kur të vijë BE-ja të gjitha problemet do të zgjidhen me shkop magjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button