RMV, ligjet e administratës publike ndryshojnë ngadalë

Ligjet që rregullojnë punën e administratës publike ekzistojnë dhe kanë qenë objekt dhe ende janë objekt ndryshimesh, shtesash apo ndryshimesh të pjesshme. Megjithatë, këto përmirësime në zgjidhjet ligjore janë më të ngadalta se sa pritej, thuhet në Raportin e Metamorfozisit për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat,  në të cilin përshkruhet gjendja e procesit të reformës nga viti 2021, deri më 31 mars 2022, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ekzistojnë strategji dhe ligje mbi të cilat ka një proces të vazhdueshëm të reformës së administratës publike. Këto janë dy dokumente themelore në fushën e planifikimit strategjik, përkatësisht Strategjia për reforma në administratën publike (RAP0) 2018-2022 dhe Plani aksional i Strategjisë për reforma në Administratën publike 2018-2022.

Përveç këtyre, ekzistojnë edhe dokumente të tjera strategjike, si Strategjia dhe Plani aksional për të dhënat e hapura, si dhe disa dokumente strategjike dhe plane aksionale të Ministrisë kompetente për Shoqëri Informative dhe Administratë (MSHIA), ndërsa të gjitha reformat duhet të mbikëqyren nga një organ i centralizuar i quajtur Këshilli për reforma në AP, i krijuar në dhjetor 2017, për të cilin, raporti më i fundit për seancat e mbajtura në ueb-faqen qeveritare daton në seancën e nëntë, nga korriku 2021.

Ajo që mungon apo vonohet në këtë pjesë të strategjive dhe planifikimit strategjik, sipas ekspertëve në kuadër të fokus grupit, është vlerësimi i cilësisë së strategjive dhe zbatimi i tyre në përgjithësi. Një vlerësim i tillë i jashtëm është paraparë sidomos për strategjinë kryesore për reformën në AP, por procesi është i vonuar dhe supozohet se është për shkak të ndryshimit të qeverisë dhe emërimit të ministrit të ri në MSHIA. Sa i përket vlerësimeve gjashtëmujore dhe vjetore të bëra nga MShIA së bashku me institucionet tjera kompetente, sipas ekspertëve të fokus grupit, bëhet fjalë për vlerësim të zhveshur statistikor për atë se sa nga masat dhe detyrat sipas Planit aksional janë realizuar, ndërsa jo edhe vlerësim cilësor i ndryshimeve të bëra. Duke parë efektin sasior të të gjitha raporteve të deritanishme, dhe duke qenë se Plani askional dhe vetë strategjia kanë një afat kohor deri në vitin 2022, vlerësimi i njërit ekspert ishte se do të jetë mirë që të arrihen 60 për qind e detyrave të parashikuara në plan të arriheshin, kumulativisht për të 4 nënfushat reformuese të Reformës së Administratës Publike.

Kuadër ligjor ka, ndryshimi shkon ngadalë

Ligjet që rregullojnë punën e administratës ekzistojnë dhe kanë qenë objekt, por janë ende në ndryshime të pjesshme, shtesa apo ndryshime të plota. Megjithatë, këto përmirësime në zgjidhjet ligjore janë më të ngadalta se sa pritej. Tri zgjidhjet kryesore ligjore për punën e administratës janë Ligji për të punësuarit në sektorin publik (LPSP), Ligji për nëpunësit administrativë dhe Projekt-zgjidhja ligjore për shërbimin e lartë drejtues. Dy të parat janë miratuar në vitin 2014, pas së cilës të gjitha aktet për sistematizimin dhe organizimin në shërbimet publike duhet të dorëzohen për miratim në MSHIA. Ligji i tretë nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi deri më tani, gjegjësisht nuk është dorëzua në Kuvend, megjithëse ideja për zhvillimin e saj u shfaq në vitin 2019 dhe u promovua nga ministri i atëhershëm i Shoqërisë Informative dhe Administratës. Në vitin 2019 u miratuan tre ligje të reja që janë të nevojshme për digjitalizim, përkatësisht për shërbimet elektroniken (e-shërbime) që administrata duhet t’u ofrojë qytetarëve.

Një nga problemet kryesore që mund të konstatohet në kuadrin ligjor është Ligji për organizimin dhe punën e administratës shtetërore (LOPASh), i cili si domosdoshmëri e një zgjidhjeje të re ligjore është theksuar në Raportin e fundit të BE-së për RMV-në dhe si një nga tre prioritetet në periudhën e ardhshme dhe fjalia e parë në pjesën Përgjegjësitë e administratës.

Hulumtimi rreth asaj se ku kanë ngecur gjërat u zbardh me dy të dhëna. Qeveria e ka shqyrtuar tashmë statusin e këtij projekti në seancën e 23-të, në mars 2022, si 139 pika të rendit të ditës me titull: Informacion mbi statusin e realizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit IPA 2017 “Mbështetje riorganizimit shtetëror”. Në konferencën e fundit për media të MSHIA-së, në muajin mars, më 30 mars 2022, ministri kompetent njoftoi se në atë kohë është marrë vendim që të obligohen tri ministritë, MShIA, Bujqësisë, Pylltaria dhe Ujërave dhe Ekonomisë, që të fillojnë përgatitjet për zbatimin e organizimit të rij si pilot-ministri, pasi të miratohet ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button