RMV, filloi të paguhet taksë më e lartë ekologjike gjatë regjistrimit të automjeteve në varësi prej asaj se sa ndotin

Nga mesi i muajit prill, të gjitha stacionet për kontroll teknik nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë përgjegjëse për të bërë llogaritjet dhe pagesat e reja të kompensimit mjedisor të mbledhur në bazë të dispozitave të reja të Ligjit për mjedis jetësor, ndryshimet e të cilit kanë hyrë në fuqi më 17 prill 2022, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk

Ministria u dërgoi shkresë qarkore të gjitha stacioneve për kontroll teknik në nivel vendi duke i informuar për ndryshimet e reja të Ligjit për të unifikuar mënyrën e mbajtjes, evidentimit dhe përgatitjes së raportit për tarifën e paguar nga personat juridikë dhe fizikë të cilët ndotin mjedisin jetësor me përdorimin e mjeteve motorike.

“Me ndryshimet e paraqitura, bëhet ndarja e tarifës për mjedis jetësor sipas kategorisë së mjeteve motorike gjatë regjistrimit të tyre, sipas nomenklaturës së përcaktuar, ku kritere bazë janë vjetërsia e mjetit dhe kapaciteti i motorit të mjetit motorik”, tha Sashka Bërbiq, ndihmës shef i Sektorit për nëpunësit administrativë në Ministrinë e mjedisit jetësor.

Nga 17 prilli e këndej, u paraqitën edhe reagimet e para të pronarëve të automjeteve, të cilët deri më tani kanë paguar nga 110 deri në 120 denarë për taksën ekologjike, ndërsa tani me ndryshimet e reja u llogaritet kompensim 3-4 herë më i lartë në bazë të moshës së automjetit dhe kapacitetit të motorit. Kështu, për automjetet deri në 5 vjet me vëllim prej 751-1.400 metra kub tarifa është 250 denarë, për vëllim 1.401-2.000 metra kub 300 denarë dhe mbi 2001 metër kub 400 denarë. Për vetura më të vjetra se 6-10 vjet, tarifa është e bazuar në vëllime të njëjta prej 250-500 denarë. Për automjetet e moshës 11 deri në 20 vjet, të cilat janë më të zakonshme në vend, tarifa varion nga 350 deri në 500 denarë, ndërsa më të vjetra se 30 vjet nga 450-700 denarë. Tarifa për oldtimers është 300 denarë.

Taksa ekologjike prej 400 denarë është edhe për minibusët nëse nuk janë më të vjetër se 5 vjet, për moshën 11-20 vjeç do t’u llogaritet kompensim nga 600 deri në 1200 denarë në varësi të vëllimit, ndërsa për më të vjetër se 30 vjet 1.050-1.500 denarë. Kompensim pak më të lartë do të kenë autobusët, më të vjetërit nga 21-30 vjet nga 950-1.500 denarë, ndërsa kamionët nga 1.600 denarë për të vjetër deri në 5 vjet, ndërsa për mbi 30 vjet kompensim nga 1.450 deri në 2.000 denarë.

Me ndryshimet e reja në Ligjin për mjedis jetësor përcaktohet edhe shuma e re e kompensimit për personat vendas juridikë dhe fizikë që ndotin mjedisin, kompensimi për një periudhë njëvjeçare është 3 për qind e sigurimit bazë. Përjashtohen nga pagesa e dëmshpërblimit vetëm personat juridikë dhe fizikë në emër të të cilëve është regjistruar mjeti motorik që operon me energji elektrike.

Personi juridik i autorizuar për inspektim teknik është i obliguar ta paguajë tarifën e arkëtuar në llogarinë e Ministrisë një herë në muaj.

Reagime ka edhe nga stacionet e kontrollit teknik që tashmë kanë nisur llogaritjen e kësaj takse mjedisore, e cila nuk ishte problem për ta, por sipas punonjësve, problemi më i madh është se kanë kohë që janë kufizuar dhe nuk lejohen të rrisin masën e pjesës së tyre nga puna për kontrollin teknik të kryer për korrektësinë e mjeteve motorike. Kompensimi i tyre për më shumë se një dekadë ka qenë nga 1.200-1600 denarë në varësi të automjetit dhe është nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button