Përfaqësuesja e RMV-së në Eurovizion e gjuajti flamurin shtetëror në tokë, shqyrtohet mundësia e tërheqjes nga festivali

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në “Eurovizion”, Andrea Koevska, gjatë kohës së fotosesionit e ka gjuajtur flamurin e shtetit. Ajo fillimisht është fotografuar me flamurin, a pastaj e ka gjuajtur në tokë që të fotografohet pa flamur, njofton Portalb.mk.

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut (RTMV) ka reaguar ndaj aktit të Koevskas. Ata theksojnë se nuk qëndrojnë prapa sjelljes skandaloze të përfaqësueses së shtetit në Eurovizion, e cila siç theksojnë, është gjest i cili dënohet me ligj. Ata paralajmërojnë mundësinë e tërheqjes së Koevskës nga festivali.

“RTMV e dënon ashpër veprimin e përfaqësueses tonë në “Këngë për Eurovizion 2022”, Andrea Koevska e cila gjatë kohës së fotografimit në Torino e ka gjuajtur flamurin shtetëror në tokë. Transmetuesi publik në asnjë mënyrë nuk qëndron prapa sjelljes së këtillë skandaloze të përfaqësueses tonë, e cila me atë gjest ka treguar mosrespektim të simbolit nacional, që është e dënueshme me ligj. RTMV pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për sjelljen e këtillë. Transmetuesi publik e shqyrton mundësinë për tërheqjen e saj nga Eurovizioni, edhe pse do të mbahet llogari që të shkaktohet dëm më i madh ndaj RTMV-së. Kundër përgjegjësve të delegacionit të Maqedonisë do të ndërmerren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionimin më të ashpër për këtë skandal”, thuhet në reagimin e RTMV-së.

Në ndërkohë ka reagime të ashpra ndaj Koevskës nëpër rrjete sociale.

Momentin e gjuajtjes së flamurit shtetëror në tokë mund ta shihni në, 56:28:

Pas reagimeve, Koevska nëpërmjet një video-porosie kërkoi falje, duke u arsyetuar se aktin nuk e kam bërë për urrejtje, por de i është kërkuar nga organizatorët të fotografohet pa flamur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button