Kosovë, 6 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 6 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.144.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 797 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.829.006 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 19 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.616, ndërsa numri i rasteve aktive është 390.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 48 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës. Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button