Shkëndija-Shkupi: Incidente, por jo edhe gola

Përballja derbi në mes skuadrave të Shkëndijës dhe FC Shkupi, në kuadër të javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kaloi me disa incidenteve dhe situatave të tensionuara brenda dhe jashtë stadiumit në Tetovë. Për të evituar incidentet tifozët e FC Shkupit, “Shvercerët” u ndaluan në daljen e parë nga Shkupi nga ana e forcave të mëdha policore, me pretekst se nuk kanë leje nga organizatori i ndeshjes që të jenë prezent në stadium, pasi që i njëjti nuk mund të garantojë sigurinë, raporton Alsat.

Ndërkohë në hyrje të stadiumit në Tetovë, pjesa e kryesisë së FC Shkupit dhe futbollistët, u sulmuan nga tifozët vendas, në momentin kur iu drejtuan zhveshtores. Një flakadan u hodh në drejtimin e tyre, me çrast një futbollist i FC Shkupit ishte shtrirë në tokë.

Pjesa e tensionit u transferua edhe në terrenin e gjelbër, ku kishte disa herë ndërprerje të ndeshjes, për shkak të hedhjes së mjeteve prioteknike dhe gjësendeve në terrenin e gjelbër, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, një futbollist mysafirë u godit me gjësend të fortë dhe u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore.

Në minutën e 80-të, u godit me gjësend edhe arbitri anësor i ndeshjes, pas së cilës kishte edhe përleshje mes futbollistëve në terrenin e gjelbër, ndërsa publiku filloi të hedh gjësende të ndryshme në terrenin e gjelbër. Ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta, me mysafirët që kërkonin ndërprerje të ndeshjes dhe largimin nga terreni i gjelbër.  Mirëpo pas një pauze të vogël , futbollistët u kthyen në terren.

Deri në fund të takimit, Shkëndija kishte edhe penalti, pas ndërhyrjes ndaj Dorievit, mirëpo i njëjti nuk arrin të konvertojë në gol. Në ditët në vijim, pritet që të deklarohet Komisari i Garave dhe ai i Disiplinës pran Federatës së Futbollit në lidhje me këto incidente brenda dhe jashtë stadiumit. Ndërkohë sa i përket rezultatit, përballja u mbyll pa fitues dhe pa gola. Me këtë pikë të arkëtuar, skuadra e Shkëndijës siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, pasi që ka 3 pikë më shumë se Makedonija Gjorçe Petrovi, i cili u mund nga Struga Trim Lum me 3-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button