Dialogu strategjik me SHBA-të nuk është zëvendësim për BE-në, tha ambasadorja Bërns dhe kryeministri Kovaçevski

Dialogu strategjik të cilin vendi e fillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2 qershor nuk është zëvendësim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, tha sot ambasadorja amerikane në RMV, Kejt Meri Bërns dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe Maqedonisë është diçka që ka filluar para shumë vitesh. Me dialog në një tavolinë do të ulen përfaqësuesit e dy qeverive dhe do të definohet dhe bisedohet për fushat e bashkëpunimit. Maqedonia e Veriut e ka kryer detyrën e saj për anëtarësim në BE dhe vlerësojmë se duhet sa më shpejtë vendi të jetë vend anëtar. Dialogu me Maqedoninë e Veriut gjithsesi do ta kishim pasi që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi janë shumë të rëndësishme”, tha ambasadorja Bërns e cila bashkë me kryeministrin Kovaçevksi, ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadoren e Britanisë së Madhe, Rajçell Gallovej ishin në aeroportin sportiv “Stenkovec” për ta vizituar ditën e hapur për tregimin e aviacionit, të cilët janë pjesë të NATO-s në trajnimin “Swift Response 22”.

Kryeministri Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetje gazetareske theksoi se dialogu strategjik me SHBA-të nuk është zëvendësim për BË-në dhe se vendi nuk heq dorë nga anëtarësimi në Union, por ndërkohë ajo nuk varet prej nesh.

“Përfundimisht BE duhet që ta plotësojë premtimin e saj dhe një pjesë të obligimeve dhe sa më shpejtë të caktohet datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Dialogu strategjik me SHBA-të do të jetë në fushën e ekonomisë, arsimit, investimeve dhe në shumë fusha tjera të cilat nënkuptojnë avancim të bashkëpunimit, por edhe rritje të këmbimit dhe investimeve nga SHBA në vend”, tha Kovaçevski.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button