U shënua 7 maji – Dita e policisë së Maqedonisë

Nën moton “MPB për qytetarët” dhe duke promovuar konceptin “Policia në shërbim të qytetarëve”, sot në Dellçevë u mbajt ceremonia qëndrore me rastin e Ditës së policisë së Maqedonisë, 7 maji, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në fjalimin e tij theksoi se, institucionet ekzistojnë vetëm në interes të qytetarëve, pavarësisht përcaktimeve dhe qëndrimeve të tyre, janë vendosur standarde moderne të cilat tërësisht do ta realizojnë pozicionin kyç të institucioneve, ndërsa ajo është – policia shërbim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Duke ndjekur vazhdimisht pulsin e kohës, të trende rajonale dhe globale politike dhe të sigurisë, por edhe nevojat dhe pritjet e qytetarëve nga perspektiva e tanishme mund të konkludojmë lirshëm se Ministria e Punëve të Brendshme, të gjitha njësitet e saja organizative veç më janë etabluar jo vetëm si shërbim dhe partner i qytetarëve por edhe si partner i respektueshëm në pan të jashtëm, të angazhaur në mënyrë aktive në iniciativa të shumta rajonale dhe ndërkombëtare, asociacione dhe projekte në pothuajse të gjitha fushat e sferës së sigurisë”, tha Spasovski.

Ai porosite se policia mund dhe duhet të mbetet konsekuente  në ruajtjen e pakompromistë të ligjit dhe rendit dhe të sigurisë së qytetarëve.

Në parkun e qytetit në Dellçevë u prezantuan një pjesë e pajisjes, resurseve dhe aftësive të pjesëtarëve të njësiteve organizative të MPB-së, ndërsa pjesa më interesante ishte për më të rinjtë të cilët u shoqëruan më së shumti me policët dhe patën mundësi të njihen me pajisjen e ekspozuar dhe veturat, ndërsa të më të moshuarit që ishin të pranishëm u njohën me potenciain dhe pajisjen që e posedon policia e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button