Kurti nisi në SHBA negociatat me MCC-në për projektin energjetik “Kompakt”

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ka njoftuar të shtunën zyra e kryeministrisë, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit, ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Kryeministri Kurti falënderoi Albright për punën e palodhshme dhe fokusin e veçantë të MCC-së në ekonominë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Albright falënderoi kryeministrin Kurti për punën dhe angazhimin për këtë projekt. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës përmes MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button