Mickoski: Nga Sofja dëgjojmë se mund të ketë vetëm konferencë ndërqeveritare, Kovaçevski të mendojë deri më 10 maj për takim liderësh

Nuk do të kemi fillim të negociatave për anëtarësim në BE, kështu që në rastin më të mirë të mundshëm Maqedonia mund të ketë vetëm konferencë ndërqeveritare, që është ngjarje pa esencë, tha sot lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Ohri, transmeton Portalb.mk.

Komenti i tij vjen pasi paraprakisht sot, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se duhet të përpiqen maksimalisht deri në këtë verë, pasi është shansi i fundit për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe njëkohësisht ftoi edhe opozitën për konstruktivitet. Osmani po ashtu tha se, as Qeveria, as qytetarët nuk kanë më energji të kalojnë nëpër këtë proces të shpresave dhe frustracioneve.

“Osmani vazhdon të mos e flet të vërtetën, sepse atë që e dëgjojmë nga Sofja është se sigurt nuk do të kemi negociata. E vetmja që mund të ndodhë është ajo konferencë ndërqeveritare, që është folklor, ngjarje pa esencë. Do të fotografohen anëtarët e Komisionit Evropian dhe qeveria maqedonase dhe këtu përfundon gjithçka. Nuk do të fillojnë negociatat derisa nuk përfshihen kërkesat nga ana e Bullgarisë, përfshirë edhe ndërhyrjen në Kushtetutën e Maqedonisë. VMRO – DPMNE nuk do t’i përkrahë ata ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse nuk kemi asnjë garancë se me atë mbyllen të gjitha çështjet e hapura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe se deri në vet anëtarësimin nuk do të kemi më kësi kërkesa hegjemone nga politikanët e fqinjit tonë lindor”, tha Mickoski.

Ai porositi përsëri kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mos shpejtojë, pasi ka kohë deri më 10 maj të mendojë nëse do të pranojë ofertën për takim liderësh. Nëse Kovaçevski refuzon takimin, Mickoski përsëriti se do të vijojë bllokadë e Kuvendit.

“Unë i bëra thirrje Kovaçevski të flasim, le ta marrë ai me vete edhe Osmanin, le ta marrë edhe Ahmetin, edhe Ljupço Georgievskin, le të vijë edhe Pavle Trajanov, me Maja Moraçaninin, Goran Milevski, me gjithë koalicionin, unë do të jem me bashkëpunëtorët e mi, të bisedojmë për datë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa deri tani i ofrojë katër ekipe që t’i ndihmojnë sadopak, t’i zbusim efektet e kësaj gjendje krize në të cilën ndodhet shteti ynë”, tha Mickoski.

VMRO – DPMNE i ka dhënë kohë partive të pushtetit që deri më 10 maj të pranojë propozimin e tij për takim liderësh në të cilin do të dakordohet datë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa nëse ajo nuk ndodhë, siç është paralajmëruar, do të fillojë bllokada e Kuvendit.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha se, nuk pranoj takim liderësh vetëm për datë për zgjedhje. Ai hedhi poshti idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vlerëson se opozita ka frikë nga zgjedhjet e rregullta, sepse kryetarët e tyre të zgjedhur të komunave nuk e arsyetojnë besimin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button