fbpx

Dy persona u vranë nga sulmi në Holandë

Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në një qendër holandeze që ofron terapi për personat me nevoja të veçanta apo me probleme mendore, transmeton REL.

Një vajzë 16-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare janë vrarë në qendrën Tro Tardi në qytetezën, Alblasserdam, në lindje të Roterdamit.

Policia holandeze ka arrestuar më vonë të dyshuarin në një park të afërt.

Një djalosh 13-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare janë plagosur seriozisht, derisa personi i pestë është lënduar lehtë.

Radioja holandeze ka thënë se ambulancat kanë arritur në vendin e sulmit nga toka dhe ajri.

“I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar. Jemi duke ofruar kujdes për dëshmitarët”, ka thënë policia e Roterdamit përmes një deklarate.

Policia ka thënë më pas se i dyshuari, që tani është në mbajtje, ka qenë në arrati prej të enjtes në mbrëmje, kur autoritetet e kanë kërkuar për shkak të vdekjes së një 60-vjeçari në një dyqan në jugperëndim të Roterdamit.

Policia ka thënë se nuk dihen motivet e qarta për sulmin e së premtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button