Edi Paloka u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Deputeti demokrat Edi Paloka është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Paloka mori 132 vota, kundrejt 79 të kandidates tjetër Elena Qirici, ish-deputete e PD-së në qarkun e Korçës, raporton EN. Votimi u zhvillua këtë të premte në ambientet e Partisë Demokratike, teksa në këtë proces morën pjesë 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Paloka ka qenë edhe më parë kryetar i këtij organi. Ai u zgjodh në krye të Këshillit pas Kuvendit të mbajtur më 17 korrik të vitit 2021. Paloka u distancua më 11 dhjetor 2021, ku mori pjesë në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndër të tjera, në mbledhjen e zhvilluar pak para votimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar miratuan në unanimitet rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në rezolutë thuhet se Komisioni i Rithemelimit do të mandatohet për caktimin e përfaqësuesve për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button