Finalja e Conference League do të luhet në Tiranë

Finalja e Conference League që do të mbahet në Tiranë më 25 Maj do të diskutohet mes Romës dhe Feyenoord, dy nga skuadrat me tifozëritë më të zjarrta në Evropë, raporton Klan.

Roma fitoi 1-0 ndaj Leicester, në ndeshjen e kthimit pasi e para në Angli kishte përfunduar 1-1. Tummy Abraham ishte ai që shënoi për Romën në minutën e 11-të, pas një goditje nga këndi. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Schmeichel.

“Të tilla janë ëndrrat. Për mua ndeshjen e fituan tifozët sot. Ne jemi një skuadër që luftojmë për njëri-tjetrin dhe kjo na bëri të fitojmë. Sot merituam fitoren. Mezi po pres finalen”.

“Kjo është e gjitha një familje, stadium, njerëzit në rrugë, atë në ballkone, fëmijët, pankina. Familja. Kjo është gjëja më e rëndësishme që kemi ndërtuar këtë sezon. Kjo familje e meriton finalen. Por tashmjë duhet të përqëndrohemi tek kampionati”.

Ndërsa Feyenoord barazoi 0-0 me Marseille, teksa kishte takimin e parë e kishte fituar 3-2 në Holandë. Roma dhe Feynoord do të masin forcat në Tiranë me kryeqytetin shqiptar që përgatitet të presë finalen e parë dhe historike të Conference League, si kompeticioni më i ri në Europë për klube. Më shumë se 22 mijë të pranishëm do të jenë në stadium.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button