RMV, ulje e rasteve aktive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 77
- Riinfektime: 8
- Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
- Të vdekur të raportuar nga Termini im: 0
- Të shëruar: 101
- Testime: 1 084
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 648. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 310.140
- Të shëruar: 300.208
- Të vdekur: 9.284
- Testime: 2.027.591
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/