Jamestown: Vendbanimi i parë anglez në Amerikë është i rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Një nga vendet më të rëndësishme historike në Amerikë është futur në listën e vendeve të rrezikuara. Grupet e ruajtjes paralajmërojnë se Jamestown, Virxhinia, mund të mos mbijetojë për shkak të ndryshimeve klimatike, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Në vitin 1607, ishulli i vogël pranë grykës së Gjirit Chesapeake u bë kolonia e parë e suksesshme angleze. Shpesh përshkruhet si vendlindja e demokracisë dhe skllavërisë në Amerikë.

Baticat e lumit James po bëhen më të larta dhe më të dëmshme. Niveli i ujit po rritet dhe stuhitë janë më të shpeshta dhe të forta, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme.

“Ka sfida të shumta dhe të gjitha janë të lidhura me ndryshimin e klimës. Në thelb, ne nuk mund të shpëtojmë nga uji.” thotë James Horn, president i Fondacionit Jamestown Rediscovery.

Kërcënimi nga uji nuk është asgjë e re, lumi James kishte gërryer tashmë pjesën perëndimore të vendbanimit të ishullit dhe derisa filloi gërmimi në vitin 1994, gabimisht besohej se kalaja në atë vend ishte tashmë nën ujë. Arkeologët që atëherë kanë gërmuar pjesën më të madhe të fortesës dhe kanë gjetur miliona fakte. Në vitin 2013 ata gjetën prova të kanibalizmit gjatë dimrit brutal të viteve 1609-1010, e njohur si Koha e Urisë. Në vitin 2015 ata zbuluan mbetjet skeletore të kolonëve të parë.

Por, ndryshimi i klimës po përshpejton ritmin e erozionit dhe përmbytjeve, duke rrezikuar vendin si dhe potencialin për zbulime të ardhshme.

Jamestown nuk është i vetmi vend në listë i rrezikuar nga ndryshimet klimatike. Varrezat e Olivewood në Hjuston, Teksas, janë një nga varrezat më të vjetra të njohura afrikano-amerikane. Ky vend përmban më shumë se 4,000 varre dhe u inkorporua në vitin 1875, 10 vjet pasi skllavëria përfundoi në Teksas, kur trupat federale morën kontrollin e shtetit në fund të Luftës Civile Amerikane. Ky vend  gjithashtu po përjeton përmbytje të dëmshme të shkaktuara nga moti ekstrem dhe erozioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button