UNT nga sot në hapësirat e veta te kazerma “Ilinden” në Shkup

Rektori i UNT-së Izet Zeqiri, i shoqëruar nga zëvendës ministri i Transporteve Bekim Rexhepi, realizoi takim pune në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me këtë rast mori në pronësi tokën dhe objektet që me vendim të Qeverisë janë në pronësi të UNT-së. 

“Gjatë takimit shumë miqësor me gjeneralin Besnik Emini dhe kolonelin Muharrem Muharremi u arrit marrëveshje që çdo hap që do të ndërmerret do të ketë ndihmën e armatës deri në fillimin e vitit të ri akademik.  Rektori Zeqiri falënderoi për gjithë mbështetjen gjeneral Eminin dhe oficerët e përfshirë në këtë proces”, thuhet në kumtesën e UNT-së.

Rektori Zeqiri, zëvendës ministri Rexhepi dhe gjeneral Emini inspektuan objektet që tashmë janë pronë e UNT-së, me ç’ rast njoftoi atë se aktiviteti i parë që do të realizohet në hapësirat e reja do të jetë realizimi i Ditës së Hapur për të rinjtë dhe maturantët.

Ndryshe, gjashtë vite pas themelimit, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup e ka marrë kompleksin e tij të infrastrukturës. Me vendim të Qeverisë paraprakisht, institucioni i arsimit të lartë ka marrë lokacion në ish kazermën “Ilinden” të Shkupit. Objektet ekzistuese do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët. Investimin do ta realizojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe vetë universiteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button