Janë vërejtur përpjekje për keqpërdorim të të dhënave dhe llogarive, NLB paralajmëron klientët e saj

NLB Banka ka njoftuar në profilin e saj në Facebook se ka pasur tentime për keqpërdorim të të dhënave dhe llogarive dhe ka njoftuar klientët e saj që të mos ndajnë të dhënat e tyre personale dhe bankare, transmeton Portalb.mk.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të mos i ndajnë të dhënat me persona të tjerë, edhe nëse personi identifikohet si përfaqësues i Bankës si kodet mobile dhe elektronike të aktivizimit bankar, kodet e pagesave në internet dhe PIN kodet të kartelave pagesore”, shtojnë nga banka në njoftim.

Ndër të tjera ata theksojnë se këto të dhëna nuk do t’u kërkoheshin klientëve asnjëherë nga asnjë person i punësuar në bankë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button