fbpx

Koha e fundit për të reaguar në Siri

Siria vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, jo vetëm për krimet makabre me të cilat po vazhdon regjimi i egër sirian, ku numri i viktimave deri më tani ka tejkaluar shifrën prej mbi 100,000 mijë të vrarë, shumica absolute prej të cilëve janë civilë të pafajshëm, ndër të cilët edhe foshnja të porsalindura. Kemi menduar se masakrat e çetnikëve serbë ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe Kosovës në dekadën e fundit të shekullit të kaluar nuk do të përsëritën më, por ja që ato serish po ndodhin madje me një egërsi dhe shtazëri edhe më të madhe. Në Bosnjë dhe Kosovë nuk kemi parë numër kaq të madh të fëmijëve të vegjël të prerë në qafë bile edhe atë duke i fotografuar e incizuar sesi theren me thikë. E sa për të rritur, gra e burra mos pyet fare. Krejt kjo po ndodh para syve të botës së “civilizuar”, para këshillit “për të drejtat e njeriut”, para organizatave për “mbrojtjen dhe lirinë e njeriut” etj.

Siria vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe për një aktivitet diplomatik të shtuar për zgjidhjen e këtij problemi. Ishte takimi i dijetarëve myslimanë në Egjipt nga mbarë bota, në mesin e të cilëve isha edhe unë, takim ky i organizuar nën patronatin e Presidentit Muhammed Mursi, ku për dy ditë me radhë u diskutua çështja e popullatës civile në Siri si dhe format e reagimit për të shpëtuar ata nga kthetra e regjimit. U mor vendim i përbashkët për luftë kundër regjimit. I tërë populli sirian duhet të ngritët në luftë kundër regjimit ndërsa besimtarët jashtë Sirisë janë të obliguar të veprojnë me tërë atë që kanë mundësi që t’iu dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave të tyre në Siri.

Me Sirinë tanimë po merret edhe G8. Edhe bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se regjimi ka shkelur çdo kufij të njerëzores. Ata, siç është vërtetuar tashmë, kanë përdorur edhe armë kimike, ndërsa problemi vazhdon të përshkallëzohet për shkak të përfshirjes në konflikt edhe të palës shi’ite, qoftë nga Libani, apo edhe nga Irani. Hizbollahu ka kohë që po i del në ndihmë Esedit, ndërsa një gardë revolucionare e përbërë nga 4000 ushtarë thuhet të jetë bërë gati për t’iu bashkëngjitur regjimit kundër popullit të vet. Të gjitha këto në njërën anë, ndërsa në anën tjetër zvarritja dhe neglizhenca e faktorit ndërkombëtar ndikuan që kriza të thellohet dhe ky revolucion nga iniciativa për ta rrëzuar pushtetin mizor dhe për ta shijuar lirinë si krejt popujt tjerë të botës, u shndërrua në një luftë fetare rajonale mes popullatës duarthatë synite dhe aleancës shi’ite.

Përfshirja e shi’itëve në këtë konflikt është problem që nuk duhet nënvlerësuar. Për këtë shkak edhe boshti i bisedës së konferencës së dijetarëve mysliman të mbajtur në Kairo ishte rreth përfshirjes së shi’itëve në këtë konflikt, masakrave të tyre dhe luftës dhe përpjekjes së tyre për t’i përhapur idetë e tyre ekstremiste dhe radikale.

Shi’itët sipas të gjitha gjasave janë mu ata që qëndrojnë po ashtu edhe prapa protestave në Turqi, në mënyrë që vëmendja të shpërqendrohet nga Siria, e kështu ta kenë më të lehtë realizimin e misionit të tyre shfarosës. Aktivitetet e tyre të gjithanshme anembanë botës, e veçanërisht nëpër vendet islame, kanë për synim që ta ngritin elementin shi’it dhe ta shfaqin në skenën ndërkombëtare duke e bërë faktor vendimarrës në çështjet kyçe. Kjo u pa në ngjarjet që ndodhën mes Hezbollahut në Liban dhe Izraelit, pastaj involvimi i tyre në Pranverën Arabe, ngjarjet në Bahrejn, e tashmë edhe në Siri, e së fundmi edhe në Turqi.

Është koha e fundit që Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë, ndryshe katastrofa njerëzore veç po ndodh në Siri.

Burimi: Bota Sot

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button