Cilat janë simptomat e virusit që po përhapet në shkollat ​​e disa vendeve evropiane

Gjithnjë e më shumë vendet evropiane raportojnë raste të virusit, të cilin e quajnë misterioz, ndërkohë që ekspertët në bazë të simptomave tregojnë se bëhet fjalë për hepatit, raporton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

“Simptoma e parë është ndryshimi në të verdhë i të bardhës në sy, pastaj në lëkurë, urina është e errët, jashtëqitja është e ndritshme, ndërsa fëmijët ndihen të dobët. Gjithashtu, disa kanë humbje të oreksit, të vjella, diarre dhe temperaturë”, shpjegon dr. Aneta Jovanovi, udhëheqëse e Repartit të pediatrisë dhe zëvendës drejtoreshë e Qendrës shëndetësore Palilula.

Në Serbi deri më tani nuk ka asnjë rast të një infeksioni të tillë. Mjekja tregon se prindërit duhet të paralajmërojnë fëmijët për higjienën e duarve, si dhe të lajnë ushqimet, frutat dhe perimet që konsumohen.

Në Zagreb, tashmë ka dy muaj një epidemi të hepatitit A ose verdhëzës ngjitëse dhe shumica e të infektuarve janë nxënës të shkollave të mesme.

Nevojën për higjienë më të madhe ditë më parë e theksoi profesor dr. Niko Bekarovski nga Klinika e toksikologjisë.

“Heqja e të gjitha masave kundër epidemisë nuk do të thotë se duhet të ndaloni larjen e duarve!!! Ambulancat dhe klinikat janë të “përmbytura” nga viruset e stomakut (Rotavirus, Picorna, Coxsackie, Hepatiti A) pasuar nga diarre të shumta, dhimbje barku, ethe, dehidratim, përgjumje. Larja e duarve dhe ruajtja e higjienës personale shpëton më shumë jetë se të gjithë antibiotikët së bashku!!!”, ka shkruar doktori në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button