Punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” do të rifillojnë javën e ardhshme, paralajmëroi Kasami

Punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllgaoja Toska” do të fillojnë javën e ardhshme, kështu tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur nga Portalb.mk.

Ndonëse punët për këtë bulevard u zvarritën me muaj të tërë, Kasami tha se pritet në çdo moment të fillojnë të njëjtat dhe se janë në koordinim me policinë dhe EVN-në për përgjegjësitë e ndërlidhura.

“Çështja pronësore-juridike është zgjidhur, pra është çështje momenti kur do të nisin punët. Besoj që nëse nuk paraqitet ndonjë problem shtesë nga java tjetër duhet të nisin punimet”, tha Kasami.

This slideshow requires JavaScript.

Punët për vazhdimin e këtij Bulevardi prej rreth 460 metra, nga pjesa ndër spitalin deri te Shkolla Tekstile, filluan me 27 gusht të vitit të kaluar dhe duhej të përfundonin në afat prej 90 ditëve, por aty është punuar vetëm disa metra, vetëm deri te ura. Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

Në programin e tij për menaxhimin me Tetovën, Kasami te pjesa e urbanizmit, gjegjësisht si zgjidhe për probleme e adreson edhe vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet: hapja e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardi “Qendër-Ilinden”, vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe bulevardit “Vidoe S. Bato”, thuhet në Programin Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të Kasamit.

Ky bulevard u promovua disa herë gjatë mandatit 8 vjeçar të Tetua Arifit si e para e Tetovës, madje për herën e fundit shumica a integristëve u mblodhën për të promovuar të njëjtin, i cili ende sot është në gjendje të mjerueshme. Arifi deklaroi se deri te shkolla Tekstile e kanë mbyllur procesin e eksproprimit, ku në aspektin formalo-juridik nuk kishte probleme, por kryetari i ri deklaroi se kjo nuk ishte zgjidhur komplet, dhe se ata gjatë mandatit të tyre e kanë zgjedhur këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button