Më 13 maj do të merren vendime të mira në dialogun Kosovë – Serbi, paralajmëroi Lambercht

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht, ka thënë të enjten se pret që më 13 maj, të merren vendime të mira në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Koha.net.

Gjatë një konference për media, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lambercht ka thënë se hapat e parë do të mund të ishin vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve.

“Ky proces shpresoj që do të marrë një dinamikë të re dhe që do të ketë edhe vendime të mira më 13 maj, në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve”, ka thënë Lambrecht.

Më 13 maj në Bruksel takohen kryenegociatorët në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë ditës së mërkurë, në Gjermani janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti e Vuçiq gjatë së mërkurës janë pritur edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button