RMV, shtyhet për javën e ardhshme eksporti i parë i lindanit nga deponia e vogël në OHIS

Eksportet e para të 450 tonelata lindan i pastër, i gërmuar nga deponia e vogël në OHIS do të shtyhet për javën e ardhshme. Ndonëse dërgesa ishte paralajmëruar për datën 3 maj, Ministria e Mjedisit Jetësor thotë se do të vonohet për shkak të mbingarkesës së supozuar në portin e Selanikut. Nga porti i Selanikut, me anije, fuçitë me pesticidin e rrezikshëm do të duhet të udhëtojnë drejt Francës ku do të shkatërrohet, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Vonesa e eksportit të parë nuk ndryshon asgjë në dinamikën e pastrimit të deponisë”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor për Meta. Ata shtojnë se dërgesa e parë është planifikuar kryesisht për të krijuar hapësirë ​​shtesë për magazinimin e sasive të reja të lindanit të gërmuar. Ata theksojnë se lindani që tashmë është i ambalazhuar në fuçi të specializuara është i sigurt dhe nuk do të ketë asnjë problem nëse qëndron edhe ndonjë ditë tjetër.
“Vonesa është vetëm disa ditë dhe në një farë mënyre kjo pritej, duke qenë se tollovi me dërgesa këto ditë janë regjistruar jo vetëm në Selanik, por edhe në shumë porte të tjera nëpër Evropë dhe botë. Të gjitha lejet për transport të sigurt janë siguruar, ndërsa dinamika e eksportit nuk do të prishet”, thonë nga Ministria.

Në turnin e parë do të eksportohet vetëm lindan, ndërsa toka e kontaminuar me të cilën ishte mbuluar deponia e vogël do të dërgohet në një nga turnet e radhës. Për dallim nga lindani, i cili do të shkatërrohet në Francë, toka e ngarkuar në kontejnerë do të shkojë në Holandë, ku do të kalojë nëpër një proces të pastrimit.

“Toka e kontaminuar me lindan, pas trajtimit, do të jetë plotësisht e sigurt për përdorim. Nuk do të kthehet këtu, do të mbetet në Holandë e ndoshta do të përdoret në disa punime ndërtimore, për shembull në ndërtimin e rrugëve”, thonë nga Ministria.

Sipas supozimeve të fundit, që nga fillimi i pastrimit të zonës historike, deponia e vogël në OHIS përmban nga 2.500 deri në 3.000 tonelata pesticide të rrezikshme dhe rreth 3.000 tonelata tokë, megjithëse vlerësimet fillestare ishin se kishte rreth 1.600 tonelata mbetje HCC me përqendrim të lartë dhe rreth 4.000 tonelata tokë si dhe rreth 1.000 tonelata beton.

Punët në terren filluan kah mesi i muajit të kaluar, pasi paraprakisht brenda një viti u ngrit tenda mbrojtëse, u sigurua makineria e nevojshme dhe u realizuan trajnime të punëtorëve të cilët do të bëjnë pastrimin. Deponia e vogël pritet të pastrohet brenda një viti, ndërsa nga Ministria bëjnë të ditur se nëse gjërat zhvillohen me këtë dinamikë, punimet ka gjasa të përfundojnë deri në fund të vitit.

Pesticidi i rrezikshëm në OHIS qëndron i depozituar në mënyrë jo përkatëse në të paktën edhe dy deponi brenda fabrikës dhe një në lokalitetin Pelenica afër Draçevës. Reparti i lindanit në fabrikë ka funksionuar nga viti 1964 deri në vitin 1977, kur u mbyll për arsye ekologjike. Gjatë asaj periudhe ishin prodhuar rreth 2.800 tonelata lindan, që kanë rezultuar në rreth 25.000 tonelata izomerë joaktive, që ishin shpërndanë në mënyrë jo përkatëse, ashtu që edhe sot e kësaj dite përbëjnë rrezik për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button