fbpx

Rritje e çmimeve edhe te shërbimet hotelerie në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti janë rritur çmimet e shërbimeve hotelerie për 9.8 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelerie gjatë muajit prill të vitit 2022, krahasuar me muajin mars të vitit 2022, është rritur për 2.5%”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që brenda muajit rritje u vërejt tek grupi Ushqim për 3.2 %, Pije alkoolike për 1.4 %, Pije joalkoolike për 4.6 %. Në pjesën e ushqimeve dallojmë ëmbëlsirat, pasi çmimi i tyre është rritur për 14.9 përqind.

Në krahasim me prillin e kaluar, rritja te ushqimi ka qenë për 12.3 përqind, të pijet alkoolik 7 përqind, te pijet joalkoolike 9.5 përqind, ndërsa çmimet për net të kaluar u rritën për 3.3 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button