Eklipsi i pjesshëm i hënës më 16 maj do të jetë i dukshëm edhe në Maqedoni

Midis orëve të vona të mbrëmjes së 15 majit dhe orëve të hershme të mëngjesit të 16 majit, hëna e plotë, e njohur gjithashtu si “Hëna e luleve”, do të hyjë në hijen e Tokës, duke shkaktuar që një eklips total hënor të shihet nga pjesa më e madhe e Amerikës dhe Antarktidës, si dhe Evropën perëndimore dhe Afrikën dhe ana lindore e Paqësorit, transmeton Portalb.mk.

Vëzhguesit e qiellit në Evropën Lindore, ku ndodhemi edhe ne, si dhe në Zelandën e Re dhe Lindjen e Mesme, do të përjetojnë të ashtuquajturën hijezimin e Hënës, gjatë së cilës vetëm skaji i hijes së Tokës bie mbi Hënë.

Sipas ueb-faqes TimeandDate.com, eklipsi i pjesshëm do të fillojë më 16 maj në orën 4:28, duke arritur maksimumin në orën 6:11. Ky efekt i një eklipsi total mund t’i japë Hënës një nuancë të kuqërremtë të njohur si “Hëna e përgjakur”. Eklipsi i pjesshëm, pra hijezimi i Hënës, mund të shihet në Maqedoni. Do të fillojë rreth një orë më herët dhe do të përfundojë një orë pas eklipsit të pjesshëm.

Një eklips hënor ndodh gjithmonë gjatë hënës së plotë, dhe hëna e plotë ndodh kur Hëna është në anën e kundërt të Tokës nga Dielli, dhe atëherë Dielli ndriçon të gjithë “fytyrën” e Hënës nga perspektiva e Tokës. Për shkak se orbita e Hënës është e anuar rreth pesë gradë në krahasim me orbitën e Tokës, Hëna zakonisht shmang hijen e Tokës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button