Ministrja suedeze: SHBA e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Suedinë gjatë aplikimit në NATO

SHBA-ja është e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Suedinë gjatë procesit të aplikimit të saj të mundshëm për në NATO, deklaroi të mërkurën ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo i bëri komentet derisa fliste për transmetuesin publik suedez SVT pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“SHBA-ja ka një interesim të madh për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, shtoi ajo.

Linde ndodhet aktualisht në Washington ku është takuar gjithashtu me disa politikanë amerikanë të rangut të lartë.

Sipas raporteve të medias, Finlanda dhe Suedia ranë dakord të dorëzojnë së bashku aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO nga mesi i majit.

Të dy vendet ishin neutrale ushtarakisht gjatë Luftës së Ftohtë dhe arritën një marrëveshje partneriteti me NATO-n në vitin 1995.

Mbështetja për anëtarësimin në NATO është rritur ndjeshëm në të dy vendet pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Rusia ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Finlandës ose Suedisë në NATO.

Të paktën 3.238 civilë janë vrarë dhe 3.397 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë, sipas vlerësimeve të OKB-së. Shifra reale dyshohet të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 5.6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera dhe mbi 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button