U shit fanella e Diego Armando Maradonës nga ndeshja

Bluza e veshur nga Diego Maradona në golin ikonik “Dora e Zotit” është shitur në ankandin e Londrës për miliona Paund. Oferta e vetme prej 4 milionë Funtesh u mor në ditën e parë të ankandit në internet, raporton Klan.

Origjinaliteti i saj është vënë në diskutim nga familjarët e Maradonës, me vajzën e tij që pretendon se nuk është fanella e përdorur në duelin kundër Anglisë. Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, mori fanellën e Maradonës pas ndeshjes dhe e nxori në ankand pas 19 vitesh ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë.

Që pas vdekjes nga arresti kardiak në Nëntor 2020, familja e Maradonës është përfshirë në një sërë skandalesh dhe betejash gjyqësore në lidhje me trashëgiminë e tij. Ish-sulmuesi i Napolit dhe Boca Juniors konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është një hero për miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht në Argjentinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button