Palestina i kërkoi OKB-së që të ushtrojë presion mbi Izraelin pas përshkallëzimit të tensioneve

Qeveria palestineze i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) që të ushtrojë presion ndaj Izraelit, i cili ka përshkallëzuar tensionet me dhunën e tij ndaj palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës në një njoftim dënoi shkeljet e forcave izraelite në territoret palestineze dhe thirrjet e hebrenjve fanatikë për të bastisur Xhaminë al-Aksa dhe për të kryer adhurime aty duke valëvitur flamurin izraelit.

“Shkeljet e Izraelit si shkatërrimet e shkaktuara në tokat palestineze, ullinjtë që shkulën, sulmet ndaj barinjve palestinezë dhe ndërtimi i një sinagoge në qytetin e Silvanit pasqyrojnë këmbënguljen e tij për përshkallëzimin e tensioneve dhe vazhdimin e pushtimit”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim, ku theksohet se qeveria izraelite, e kryesuar nga Naftali Bennett, është përgjegjëse për pasojat e përshkallëzimit në territoret palestineze, i është bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të bërë presion ndaj qeverisë izraelite për të ndaluar përshkallëzimin.

Në njoftim është kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të marrë përgjegjësinë dhe të detyrojë Izraelin të ndalojë dhunën ndaj palestinezëve dhe të marrë masat e nevojshme.

Grupi fanatik hebre, i njohur si “Organizatat e Tempullit” në Izrael, më 5 maj bëri thirrje për një bastisje në Mesxhid al-Aksa për shkak të “Ditës së Pavarësisë së Izraelit”.

Më pas, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein al-Sheikh, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale tha se nëse flamuri izraelit ngrihet dhe himni kombëtar këndohet në Xhaminë e Shenjtë, kjo do të thotë provokim i hapur ndaj palestinezëve, arabët dhe muslimanët.

– Tensione në Mesxhid al-Aksa gjatë Ramazanit

Gjatë Pashkëve, javën e Ramazanit që ra më 15-22 Prill, policia izraelite hyri në Aksa përpara se hebrenjtë fanatikë të bastisnin xhaminë al-Aksa.

Pamjet e policisë izraelite duke përdorur forcë kundër muslimanëve në xhaminë Al-Aksa më 15 prill shkaktuan një reagim në rrugët palestineze dhe ndërkombëtarisht. Në ngjarjet që ndodhën gjatë Ramazanit në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, rreth 200 palestinezë u plagosën dhe rreth 500 persona u arrestuan.

Administrata izraelite si rezultat i presioneve të jashtme kishte mbrojtur me deklarata të figurave të larta se status quo-ja, ku vetëm muslimanët mund të adhurojnë dhe fetë e tjera mund të vizitojnë, “nuk ka ndryshuar”.

Ndërhyrjet e Izraelit në Aksa në konfliktin palestinezo-izraelit kishin shkaktuar reagime të mëdha nga palestinezët gjatë historisë, dhe bastisja e liderit të atëhershëm të opozitës Ariel Sharon në Aksa ndezi Intifadën e Dytë në vitet 2000, ku u përshkallëzuan reagimi shoqëror dhe dhuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button