Grevistët e Drejtorisë së librave amë sot do të bllokojnë disa rrugë në Shkup

Të punësuarit në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë, të cilët prej gjashtë ditësh janë në grevë, kanë bërë të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojnë protestë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të bllokohen rrugët, transmeton Portalb.mk.

Sindikata e Pavarur e Drejtorisë kërkon miratimin e kontratës kolektive në nivel punëdhënësi, rritje lineare të pagave me 30 për qind dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë për Menaxhim me Librat Amë , Toni Millosheski, paralajmëroi se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave edhe përkundër presioneve me të cilat ballafaqohen.

Greva e të punësuarve në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave për nënshkrimin e kontratës kolektive, rritje lineare të pagave me 30% dhe përmirësim të kushteve të punës, paralajmëroi dje kryetari i Sindikatës së Drejtorisë për Menaxhim me Librat Amë.

“Rritja e pagës minimale në vitin 2022 ka sjellë barazimin e pagave të punonjësve me tituj të ndryshëm. Ne si Sindikatë e Pavarur e Drejtorisë së librave amë konsiderojmë se duhet të ketë rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve të DMLA, të cilat nuk janë rritur me vite. Deri në vitin 2010 ishim nën MPB, ndërsa prej atëherë askush nuk na ka dhënë as rritje page, as ngritje në detyrë. Kemi kolegë që punojnë edhe pas 30 vitesh dhe akoma janë referentë të rinj. Ka kolegë që marrin 14.700 denarë, nuk marrin 15.200, sa ishte paga minimale, që normalisht tani duhet të jetë 18.000”, tha Milloshevski.

Sindikata dje akuzoi se u bëjnë presion për ta ndërprerë atë.

“Kishte shumë presion dhe ka ende. Ka nga disa parti politike, ka nga vetë udhëheqësia e Drejtorisë e deri tek disa punonjës. Punonjësit që janë me kontratë kanë presionet më të mëdha”, tha Milloshevski.

Ai përkujtoi se sindikata ka kërkuar që të inicohet procedurë pajtimi me Drejtorinë.

“Në Drejtori kemi dorëzuar një procedurë pajtimi. Kanë kaluar 15 ditë nga ai afat. Në datën 19 na thirrën vetëm një herë për të negociuar. Nga Ministria e Financave na thanë se nuk do të na japin asgjë dhe ne dolëm në grevë më 27 prill”, tha Milloshevski.

Edhe pse janë në grevë, ata qëndrojnë në vendin e punës dhe lëshojnë disa nga dokumente të rëndësishme dhe për nevoja urgjente të qytetarëve që kanë të bëjnë me jashtë, si kurim, vdekje, lindje e të ngjashme. Përfshihen edhe martesat që ISHIN caktuar deri më 26 prill.

Greva e kësaj Sindnikate ka filluar më 27 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button