Vazhdon evakuimi i ukrainasve nga qyteti i Mariupol-it

Përderisa vazhdojnë sulmet e Rusisë në Ukrainë, shtetasit ukrainas të evakuuar nga qyteti i Mariupol-it janë vendosur në Zaporizhzhia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të evakuuarve janë edhe qytetarët të cilët ishin bllokuar për rreth dy muaj në fabrikën Azovstal në Mariupol.

Ndërkohë, më parë të afërmit e qytetarëve që ishin bllokuar në Mariupol organizuan një protestë kundër Rusisë në Kiev.

Turma e mbledhur në kryeqytet me pankartat e tyre në duar brohoritën slogane protestuese kundër Rusisë.

Të paktën 3.193 civilë janë vrarë dhe 3.353 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 5.4 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera ndërsa rreth 7.7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button