Rusia vendosi sanksione ndaj 63 zyrtarëve të lartë japonezë, përshirë ndaj kryeministrit

Rusia ka marrë vendim të vendosë sanksione ndaj 63 zyrtarëve të lartë të Japonisë, përfshirë edhe kryeministrin Fumio Kishida, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Rusisë thuhet se qeveria e Japonisë ka filluar një fushatë të paprecedentë kundër Rusisë duke lejuar “retorika të papranueshme”, përfshirë shpifje dhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Rusisë.

“Kjo është përsëritur nga personalitete të njohur, ekspertë dhe përfaqësues të mediave të Japonisë. Në drejtim të kësaj qasjeje, Tokio ka ndërmarrë hapa për të eliminuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të dëmtuar ekonominë ruse dhe prestigjin ndërkombëtar të Rusisë”, theksohet në deklaratë.

Më tej, në deklaratë thuhet se krahas të vërtetave në fjalë duke marrë parasysh edhe sanksionet që qeveria e Japonisë ka marrë kundër shtetasve rusë, është marrë vendim që të vendoset zbatimi i sanksioneve për 63 zyrtarë japonezë, përfshirë edhe kryeministrin japonez, deputetët dhe anëtarët e qeverisë.

Në kuadrin e sanksioneve bëhet e ditur se për 63 shtetasit japonezë është vendosur ndalimi i hyrjes së tyre në Rusi.

Lista ku janë përfshirë zyrtarët japonezë u publikua në fund të deklaratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button