U zgjodhën fituesit e konkursit të videos “Dritë, kamerë, veprime klimatike!”

Janë përzgjedhur tre videot fituese të sfidës CTRLZ – video konkurs “Dritë, kamerë, veprime klimatike!”, që e shpalli Fondacioni Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Në konkursin për video janë paraqitur gjithsej 14 vepra të të drejtave të autorit, të cilat janë vlerësuar nga komisioni i përbërë nga gazetarë të Agjencisë së Lajmeve “Meta.mk” dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike. Gjatë vlerësimit, më së shumti u çmua ideja, kreativiteti në prodhim dhe forca e mesazhit të përmbajtjeve të dorëzuara. Gjaë përpunimit të videove ishte i ndaluar përdorimi i materialit me të drejtë autori ose plagjiaturë.

Sipas vlerësimit të komisionit, vendin e parë në sfidën CTRLZ e ka fituar videoja “Natyra nuk është vend që e vizitojmë, është shtëpia jonë” e autores Kristina Koneva. Në videon fituese, autori flet për ndotjen e natyrës dhe thotë se njerëzit janë ata që duhet të kujdesen për shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

Vendin e dytë në konkursin “Dritë, kamerë, veprim klimatik!” e fitoi videoja “Tërheqja alarmante e ujit në liqenin e Prespës” e autorit Stefan Buzevski. Në videon e tij, autori vë në dukje problemin e tërheqjes së ujit nga liqeni i Prespës dhe thekson nevojën për të marrë masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi.

Çmimi i tretë shkoi për videon “Ndotja e madhe e luginës së Strumicës gjatë stinës së dimrit” e autores Ivana Kërstova.

“Të luftojmë kundër ndotjes së natyrës”, thotë autorja në video.

Autorët e tri videove të shpërblyera morën vauçerë për pajisje informatike në vlerë prej 15.000 denarë për vendin e parë, 6.000 denarë për vendin e dytë dhe 3.000 denarë për vendin e tretë.

Qëllimi i konkursit të videove ishte të rriste ndërgjegjësimin për përfshirjen e të rinjve në adresimin dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Video konkursi i shpallur nga Fondacioni Metamorfozis është pjesë e projektit “Lajme të besueshme për rini të aftë” financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button