Liverpooli u kualifikua në finalen e Championsit

Një pjesëlojë e furishme nuk i ka mjaftuar Villarrealit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. Pas pjesës së parë të ndeshjes së dytë, Villarreali udhëhiqte 2:0, raporton Koha.net.

Por Liverpooli u përgjigj me një pjesë të dytë edhe më të fuqishme. Shënoi tre gola për fitoren 3:2 në Villarreal, të martën mbrëma. Gjiganti anglez kalon në finale me rezultatin e përgjithshëm 5:2. Ndeshjen e parë të luajtur në Anfield javën e kaluar, Liverpooli e kishte fituar 2:0.

Ashtu si pritej, Villarreali nisi vrullshëm ndeshjen e kthimit, të luajtur para tifozëve të tij. Boulaye Dia shënoi për 1:0 që në minutën e tretë të takimit. Vendasit në vazhdim ishin më kërkues dhe në pjesën e parë e gjetën edhe golin e dytë. Në minutën e 41-të realizoi Francis Coquelin. Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë. Ky rezultat ishte i barabartë, nëse merret për bazë edhe ndeshja e parë.

Liverpooli në pjesën e parë nuk shfaqi shumë, por kishte fytyrë krejt tjetër në pjesën e dytë. Luis Diaz u aktivizua në vend të Diogo Jotas dhe ky zëvendësim doli të jetë me shumë peshë.

Liverpooli rreshtoi sulmet dhe Fabinho shënoi golin e parë në minutën e 62-të. Ai gjuajti nga një kënd i vështirë dhe topi kaloi mes këmbëve të portierit për të përfunduar në portë. Luis Diaz barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 67-të, kur realizoi nga afërsia me goditje me kokë. Villarreali dukej i paforcë për të ndalë sulmet e anglezëve, ndërsa nuk vonoi shumë para se Sadio Mane të jepte goditjen përfundimtare. Në minutën e 74-t, Mane mori top në gjysmë të fushës dhe u nis në kundërsulm. Kaloi portierin dhe një mbrojtës për ta dërguar topin në portën e zbrazës. Mane shënoi për 3:2 dhe për të mbyllur sfidën. Të dy trajnerët reaguan me zëvendësime duke pranuar rezultatin.

Liverpooli vazhdon kështu garën për katër trofe, ndërsa ka kohë deri më 28 maj që të përgatitet për finalen e Championsit që luhet në “Stade de France” në Paris. Ndërkohë Villarreali mund të mburret me një kampanjë shumë të suksesshme evropiane dhe që ka kaluar gjigantët e futbollit si Bayern e Juventus.

Sadio Mane ka shmangur portierin dhe një mbrojtës për të shënuar golin e tretë për Liverpoolin. Liverpooli tani po udhëheq 3:2 ndaj Villarrealit. Përmbysjen e madhe të rezultatit e ka kompletuar në minutën e 74-t.

Në rezultatin e përgjithshëm Liverpooli udhëheq 5:2 dhe tashmë mund të vlerësohet finalisti i parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button