Prej 10 majit bllokadë aktive të Kuvendit, në përjashtim të rritjes së rrogave dhe ndonjë ndihme, propozoi Mickoski

Çështja është se si të dalim nga gjendja momentale dhe të jetë mirë për të gjithë dhe vlerësoj se si politikanë duhet të fokusohemi në këtë, theksoi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton MIA. Prandaj, shtoi ai nuk kuptoj se çka ndryshoi këto 100 ditë pasi së pari kryeministri Dimitar Kovaçevski u lavdërua se ka caktuar ndonjëfarë takimi me mua, ndërsa tani ikë për shkak të kërkesës sime për takim liderësh dhe caktim të datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qeveria nuk është zgjidhje për këtë katastrofë nacionale, ajo është problemi. Prita të paktën të ketë përgjegjësi në LSDM edhe në kushte të krizës si politikanë të gjenerojmë unitet. Ne nesër do të kemi seancë të Komitetit ekzekutiv dhe do të propozoj si hap të parë pas 10 majit të ketë njëfarë bllokade aktive të Kuvendit. Ajo do të jetë bllokadë aktive e gjithçkaje, me përjashtim të atyre ligjeve që nënkuptojnë paga më të larta ose ndonjë ndihmë për qytetarët”, tha Mickoski në intervistën për TV Sitel.

Shtoi se do t’i propozojë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që gjithçka tjetër të bllokohet në Kuvend përmes filibustering ose përmes amendamenteve apo fjalimeve aktive edhe në seancat e Komisioneve dhe atyre parlamentare.

“Druaj se nëse nxitojmë edhe këtë herë, Maqedonia do të jetë gjithnjë e më pak dhe kjo do të jetë përsëri në kurrizin e popullit. Prandaj shumë me kujdes e parashikoj dhe analizoj çdo hap para se të dal para kolegëve të Komitetit ekzekutiv të partisë dhe të hapim debat për çdo politikë tjetër”, tha Mickoski.

E di, shtoi ai se shumica nuk kanë durim dhe nuk mund të pranojnë atë që ndodhë sot dhe prandaj lus për durim.
“Gjithçka do të vjen në vend të vet, pastaj të gjithë së bashku do të kthejmë gjithçka që është humbur në këto pesë vite si rezultat i politikave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM. Nuk dua instalimet e LSDM-së dhe Spasovskit ta kontaminojnë sfidën e pastër të popullit me qëllimet e tyre egoiste për të ruajtur karriget dhe privilegjet e tyre”, tha Mickoski.

Ai ka ftuar edhe partitë tjera politike që nuk janë të kënaqur nga ajo që ndodhë në vend dhe kanë premtime të papërmbushura dhe të parealizuara përfshirë edhe partitë më të vogla që janë në Qeveri të rreshtohen në siç tha “sfidën sociale kundër Qeverisë dhe të dalin jashtë pasi është e dukshme se nuk e kanë për qëllim të përmbushin kërkesën e tyre themelore për shkak të cilës janë në pushtet”.

“Përfundimisht qytetarët prej nesh kërkojnë që ne të ndryshojmë për më mirë”, ka thënë Mickoski dhe ka shtuar se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare që punët të ndryshojnë për më mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button