Prej nesër në Shkup do të jenë funksional edhe dy linja të reja të autobusit për shkak panairit

Panairi i librit që po zhvillohet në Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski” do të jetë më afër lexuesve përmes dy linjave të reja të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkupi”, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë që prej nesër deri më 9 maj, në linjat e rregullta të transportit do të përfshihen edhe dy linja të përkohshme që do të lëvizin drejt SP “Boris Trajkovski”. Bëhet fjalë për numrin 100 dhe 200″, deklarojnë nga “Shkupi”.

Ndërmarrja sqaroi që numri 100 do të fillojë prej Lisiçes së Re dhe do të lëvizë përmes bulevardit “Jane Sandanski”, ndërsa numri 200 do të fillojë prej Deksionit për të vazhduar përmes bulevardit “Aradhet Partizane”. Çmimi i tyre do të jetë i njëjtë si linjat tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button