Qeveria e RMV-së miratoi vendim për shfuqizimin e masave anti-kovid

Pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive për shfuqizimin e të gjitha masave restriktive për parandalimin e COVID-19, përveç mbajtjes së obligueshme të maskës në institucionet shëndetësore, barnatore, transport publik dhe shtëpi për persona të moshuar, Qeveria sot ka miratuar vendim, me të cilin i miratoi të gjitha rekomandimet e komisionit, njofton Portalb.mk.

Mbi konstatimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për gjendjen stabile epidemiologjike, në seancën e sotme të Qeverisë vendosëm të shfuqizojmë të gjitha masat e mbetura anti – Covid me përjashtim vetëm të masës për: mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse në shtëpitë e shëndetit, barnatore, transport publik dhe qendrat e përkujdesit ndaj personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta”, thonë nga Qeveria.

Qeveria rekomandon zbatimin e masave kryesore të preventivës personale kundër virusit Covid 19.

Njëkohësisht, ashtu siç theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale dhe higjienë, ashtu siç janë pastrimi i duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive paraprakisht deklaruan se vaksinimi edhe më tej mbetet masa më e mirë dhe më efikase për mbrojtje të shëndetit të popullsisë. Komisioni për Sëmundje Infektive, në bazë ditore do ta ndjek gjendjen me COVID-19 dhe sipas nevojës, do të rekomandohen masa.

Qeveria më 19 prill e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për shfuqizimin e obligimit për posedim të certifikatës së vaksinës ose kalimit të COVID-19 për të gjithë shtetasit e brendshëm dhe të huaj për hyrje në shtetin tonë. Gjithashtu, shfuqizohet edhe obligimi për posedimin e testeve negative PCR dhe antigjen gjatë hyrjes në RMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button