Një çantë ushtarake, nga avioni ka ra në oborrin e një shtëpie në Negotinë

Pas lajmit se një çantë ushtarake nga avioni ka ra në një shtëpi në Negotinë, gjatë së cilës, për fat të mirë nuk ka të lënduar, nga MPB konfirmuan se çanta ka qenë e një ushtari të armatës aleate në përbërje të trajnimit multinacional “Ushtrim kërcimesh me parashutë nga avioni” mbi zonën e Negotinës, njofton Portalb.mk.

Çanta ka shkaktuar dëme materiale në çatinë e shtëpisë e cila do ë kompensohet.

“Më 02.05.2022 në SPB Negotinë B.S. (35) nga Negotina është paraqitur se një pjesë e pajisjes së parashutës ka rënë në çatinë e shtëpisë së tij dhe ka dëmtuar disa tjegulla. Është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Negotinë është gjetur një çantë ushtarake në pronësi të një ushtari nga një armatë aleatë në përbërje të trajnimit multinacional “Ushtrim kërcimesh me parashutë nga avioni”. Çanta i është kthyer personit, ndërkaq dëmi i çatisë do të kompensohet”, deklarojnë nga MPB për Portalb.mk.

Portalb.mk ka kërkuar qëndrim edhe nga Armata e Maqedonisë së Veriut, por deri më tani në publikimin e lajmit nuk kanë dërguar përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button