Roboti i cili jeton në mes të mijëra pinguinëve, përpiqet t’i shpëtojë nga ndryshimet klimatike (VIDEO)

Mijëra pinguinë të llojit “perandorë” grumbullohen në akullin e gjirit Atka në Antarktidë dhe ata janë të pavetëdijshëm që një robot jeton mes tyre. Roboti është i punuar me tre këmbë dhe është pak më i shkurtër se perandorët mesatar, shkruan CNN, transmeton Portlab.mk.

Kriza klimatike mund të kërcënojë ekzistencën e pinguinëve perandorë. Sipas një studimi të botuar vitin e kaluar në revistën Global Change Biology, nëse emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten me ritmet e tyre aktuale, duke çuar në ngrohjen e temperaturave dhe shkrirjen e akullit të Antarktikut, 98% e popullsisë së pinguinëve perandorë mund të zhduket deri në vitin 2100.

Në studim, autorët sugjerojnë që pinguinët perandorë duhet të renditen si specie të kërcënuar sipas Aktit të Llojeve të Rrezikuara të SHBA-së.

Si grabitqarët kryesorë, pinguinët perandorë shërbejnë si specie roje, që do të thotë se ata janë specie ideale për t’u studiuar në një ekosistem të luhatshëm, sepse ata mund të zbulojnë nëse diçka nuk shkon. Duke studiuar këta zogj, Zitterbart dhe ekipi i tij mund të mësojnë për ndikimet e krizës klimatike në Antarktidë.

Çuditërisht pak dihet për këta pinguinë, sepse Antarktida nuk është vendi më i lehtë për t’u aksesuar nga shkencëtarët. Megjithëse është thelbësore të mësosh më shumë rreth pinguinëve dhe ekosistemit të tyre, prandaj shkencëtarët dërguan robotin që të kryejë këto operacione.

Roboti ka qenë në gjendje të përballojë temperaturat e ulëta prej -20 gradë Celsius në Antarktidë.

Ekipi mësoi se roboti nuk është i perfeksionuar me kthesa të ngushta dhe mund të ngecë në dëborë. Gjendja e akullit të detit është e përshtatshme për të vozitur deri rreth mesit të dhjetorit, ndërsa kur fillon vera akulli bëhet shumë më i butë. Studiuesit po punojnë në algoritmet për të siguruar që roboti vetë të mund të largohet nga vendi kur do të ngecë.

Por, gjëja më e rëndësishme që shkencëtarët mësuan është se pinguinët nuk kanë frikë nga roboti ose nga zhurmat e vogla që ai bën. Roboti lëviz më ngadalë sesa ecjet e një njeriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button