RMV, në mesnatë do të shtrenjtohen derivatet
Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) njoftoi se ka miratuar vendim, me të cilin prej sonte në mesnatë do të rritet çmimi me pakicë i derivateve të naftës, njofton Portalb.mk.
Sipas vendimit, benzina do të shitet më shtrenjtë për 2 denarë, ndërkaq dizeli për 1.5 denarë. Gjithashtu, çmimi i vajit ekstra të lehtë është rritur për 1 denarë për litër, ndërkaq mazuti për 0.510 denarë për kilogram.
- Benzina eurosuper BS95 – 86 denarë për litër;
- Benzina eurosuper BS98 – 88 denarë për litër;
- Dizeli – 87 denarë për litër;
- Vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 85 denarë për litër;
- Mazuti – 52.294 denarë për kilogram.