Korridori 8 dhe 10D para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar, verës pritet të fillojnë punimet

Procesi për projektin e Korridorit 8 dhe 10D si dhe zhvillimet e fundit në drejtim të fillimit të punimeve mbi, tani më është para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar dhe pritet që brenda ditëve në vijim të mbyllet përzgjedhja dhe të vijohet më tej. Kjo u konfirmua gjatë takimit të zëvendëskryetarit të Qeverisë, Artan Grubi me ushtruesin e detyrës shef i misionit amerikan, Eric Meyer, transmeton Portalb.mk.

Komiteti drejtues i Qeverisë ka formuar 3 ekipe  me detyra të caktuara për shpronësim, negociata dhe për zbatim të projektit, ndërsa konsulenti për transaksionin financiar dhe mbikëqyrje do të duhet të zhvillojë negociata me Bechtel Enka dhe në afat prej 21 ditësh të përmbyllet kontrata e cila më pas do të dërgohet fillimisht në Komitet e më pas në Qeveri për konfirmim.

Pritjet janë që gjatë verës të fillojnë punimet dhe të vihet gurë-themeli.

Autostrada Gostivar – Kërçovë me gjatësi prej 42 kilometra është e planifikuar të ndërtohet në tre faza. Më së largëti në realizim ndodhet traseja nga Kërçova deri në Bukojçani, për të cilën në etapën e ardhshme do të duhet të shpallet tender ndërkombëtar për zgjedhje të kontraktuesit të punëve ndërtimore.

Dy fazat e tjera të autostradës janë Bukojçani – Gorna Gjonovica dhe Gorna Gjonovica – Bukojçani, të cilat do të jenë më të vështira për ndërtim, për shkak të terrenit malor. Për fazën e dytë dhe të tretë duhet fillimisht të përpunohet dokumentacion projektues, pas ndërtimit të tyre dhe lëshimit në përdorim do të duhet të zhvillohen së bashku, sepse traseja e ardhshëm kalon larg nga rruga magjistrale aktuale Gostivar – Kërçovë. Kjo është edhe njëra ndër arsyet që Qeveria e RMV i nënshkroi në pako këto dy faza në marrëveshjen e planifikuar me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel – Enka” për përfundimin e korridoreve rrugore 8 dhe 10 D.

Hyrja e “Bechtel – Enka” ishte paralajmëruar në mars të këtij viti, me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pas çka Kuvendi i RMV e miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit.

Edhe pse Komisioni i Antikorrupsionit kërkoi nga Gjykata Kushtetuese ta anuloj dhe ndalojë zbatimin e ligjit special që ishte miratuar nga Kuvendi i RMV, gjykatësit kushtetues nuk iniciuan procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji.

Qeveria në dhjetor të vitit 2021 informoi se ka formuar edhe komitetin për negociata dhe ekip negociuese për negociata me “Bechtel – Enka” për ndërtim të autostradave Tetovë – Gostivar – Bujojçani dhe Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë nga Korridori rrugor 8, si dhe seksioni i autostradës Prilep – Manastir i Korridorit 10 D. Vitin e ardhshëm do të dihen më shumë detaje rreth burimit të financimit, mënyrës së ndërtimit dhe afateve për ndërtim të këtyre autostradave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button