Maqedonia 33 vende më lart në Indeksin botëror të lirisë së mediave – këtë vit metodologji e re llogaritëse

Maqedonia këtë vit renditet e 57-taIndeksin Botëror të lirisë së mediave të Reporterëve pa Kufij, me përparim prej 33 vendesh nga viti 2021. Reporterët pa Kufij këtë vit ka një metodologji të re për llogaritjen e Indeksit, i cili e përcakton lirinë e medias si një “mundësi efektive për gazetarët, si individë dhe si grupe, të përzgjedhin, prodhojnë dhe shpërndajnë lajme dhe informacione me interes publik, të pavarur nga ndërhyrjet politike, ekonomike, ligjore dhe sociale dhe pa kërcënim për sigurinë e tyre fizike ose mendore. Për të pasqyruar kompleksitetin e lirisë së medias, tani përdoren pesë tregues të rinj për përpilimin e Indeksit: konteksti politik, kuadri ligjor, konteksti ekonomik, konteksti sociokulturor dhe siguria, transmeton Portalb.mk.

Situata në Maqedoni sipas këtyre 5 treguesve është e kënaqshme për kornizën ligjore, për kontekstin socio-kulturor dhe për sigurinë, problematike është për kontekstin politik dhe e vështirë për atë ekonomik.

Në përmbledhjen për Maqedoninë thuhet: “Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis jomiqësor, keqinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të publikut në media, gjë që i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve”.

Për peizazhin mediatik në vend thuhet: “Edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, media online luan rol të rëndësishëm. Megjithatë, duhet bërë një dallim ndërmjet redaksive profesionale online që punësojnë gazetarë profesionistë dhe publikojnë përmbajtje origjinale, dhe portaleve individuale që kryejnë plagjiaturë dhe rishkruajnë përmbajtje të tilla. Gjithashtu, ekziston një hendek i madh midis shikueshmërisë dhe besimit: stacionet televizive më të ndjekura kanë indeks të ulët besimi.

Raportuesit pa kufij, infografik

Konteksti politik tregon se transparenca e institucioneve është e dobët dhe se për shkak të polarizimit të fortë politik në media ka presione nga pushteti, politikanë dhe biznesmenë, ndërsa dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele me të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik.

Kepërdorimi gjyqësor i Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje nxit autocensurën në media. Paditë përdoren si mjet për të frikësuar dhe si presion mbi median e pavarur, thuhet në pjesën e kornizës ligjore, duke vënë në dukje se legjislacioni i medias në vend nuk është ende në përputhje me ligjslacionin evropian.

Për kontekstin ekonomik thuhet: “Edhe pse disa lloje të përqendrimit mediatik janë të ndaluara me ligj, redaksitë e disa prej kanaleve kryesore televizive janë të ekspozuara ndaj presioneve ekonomike nga pronarët e tyre. Financimi publik është i kufizuar dhe jo transparent, ndërsa mediat e pavarura në masë të madhe mbështeten te donatorët. Grantet e huaja të bazuara në projekte kontribuojnë vetëm në mbijetesë, por jo edhe për zhvillim të mëtejshëm. Ka tregti ndikimi midis agjencive të marketingut dhe disa shtëpive të caktuara mediatike”.

Përparim më të madh në rajon ka Mali i Zi me 41 vende, Bullgaria me 21, Kosova 17 dhe Serbia me 14 vende, ndërsa rënie më të madhe ka Greqia me 38, Shqipëria 20, Sllovenia me 18 vende.

Treshja e vendeve nordike në krye të indeksit – Norvegjia, Danimarka dhe Suedia – vazhdon të shërbejë si një model demokratik ku ka liri të shprehjes, përderisa Moldavia (e 40 vende) dhe Bullgaria (91) spikasin këtë vit falë një ndryshimi të qeverisë dhe shpresës që solli përmirësimin e situatës së gazetarëve edhe pse oligarkët ende zotërojnë ose kontrollojnë median.

Situata është klasifikuar si “shumë e keqe” në një rekord prej 28 vendesh në Indeksin e këtij viti, ndërsa 12 vende, përfshirë Bjellorusinë (153) dhe Rusinë (155), janë në listën e kuqe të Indeksit (që tregon në situata “shumë të këqija” me lirinë e medias) në hartë. Ndër 10 vendet më të këqija në botë për lirinë e medias përfshijnë Mianmarin (176), ku grushti i shtetit të shkurtit 2021 ktheu lirinë e medias për 10 vjet, si dhe Kina, Turkmenistani (177), Irani (178), Eritrea (179) dhe Koreja e Veriut (180).

“Indeksi botëror i lirisë së mediave zbulon një dyfishim të polarizimit të përforcuar nga kaosi i informacionit – gjegjësisht, polarizimi i medias nxeh ndarjet brenda vendeve, si dhe polarizimin midis vendeve në nivel ndërkombëtar. Indeksi Botëror, i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore, nxjerr në pah efektet katastrofike të kaosit të lajmeve dhe informacionit – efektet e një hapësire informacioni online të globalizuar dhe të parregulluar që inkurajon lajmet e rreme dhe propagandën. Në shoqëritë demokratike, ndarjet po rriten si rezultat i përhapjes së mediave për krijimin e mendimit, të cilat ndjekin “modelin Fox news” dhe përhapjes së qarqeve të dezinformimit që përforcohen nga mënyra se si funksionojnë mediat sociale. Në nivel ndërkombëtar, demokracitë dobësohen nga asimetria midis shoqërive të hapura dhe regjimeve despotike që kontrollojnë mediat dhe platformat e tyre online, ndërkohë që bëjnë luftëra propagandistike kundër demokracive. Polarizimi në këto dy nivele po nxit tensione në rritje”, thonë nga Reporterët pa Kufij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button