Një stuhi rëre ka goditur disa qytete në Irak

Një stuhi e fortë rëre ka goditur disa rajone në Irak, ndërsa qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për probleme me frymëmarrjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Stuhia e rërës nga dita e djeshme ka qenë aktive në një sërë qytetesh të Irakut, përfshirë kryeqytetin Bagdad.
Situata më e vështirë është në provincën e Salahaddinit, ku sot 219 banorë vendas kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitale. Shumica prej tyre pas ndihmës janë larguar për trajtim në shtëpi.