Masakra e Studimes, Kurti: Asnjë hetim deri më tani nga Prokuroria Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 23-vjetorit të masakrës në Studime, ku u vranë 116 shqiptarë nga forcat serbe, njofton RTK.

Njëzet e tre vjet më parë, 116 civilë shqiptarë, përfshirë edhe fëmijë e gra, u vranë nga forcat serbe të sigurisë, në fshatin Studime të Vushtrrisë. Masakra ka ndodhur prej orës 20 deri në 21 të mbrëmjes të 2 majit.

“Përafërsisht një orë e gjysmë tmerr që shkaktoi humbje të pakthyeshme, vuajtje të pashlyeshme dhe dëm të pariparueshëm jo vetëm te familjarët, por te i gjithë populli”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të organizuar në 23- vjetorin e masakrës në Studime.

Ndërkaq kryeministri më tej theksoi se përtej tmerrit të vrasjeve, tentimi për largim të trupave dhe fshehjes së këtij krimi makabër e bën këtë masakër edhe më të rëndë, tha kryeministri Kurti, teksa shtoi se, ajo që rëndon edhe më tepër, është që sot, 23 vite pas luftës, ende nuk ka asnjë vendim gjykate që dënon dikënd për këtë masakër. “Asnjë hetim që ka prodhuar rezultat nga Prokuroria Speciale. Veç heshtje”, u shpreh kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button