RMV, edhe onlajn edhe në shkollë, maturantët përgatiten për provimin e maturës

Nxënësit e vitit të fundit në shkollat e mesme janë duke u përgatitur për provimet eksterne, që janë pjesë e provimit të maturës shtetërore. Nga biseda me disa mësues dhe drejtorë shkollash fitohet përshtypja se greva e pezulluar para disa ditësh, rrallë diku e ka bërë të pamundur mbajtjen e orëve përgatitore për provimin e pjekurisë. Disa profesorë paqartësitë rreth provimeve i sqarojnë onlajn, kurse diku, në shkollë, në kuadër të pjesë e orëve shtesë të dedikuara për provimin e maturës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, me datën 4 qershor, duke filluar nga ora 10, nxënësit do të kenë provimin e gjuhës amtare, ndërsa më 13 qershor do të kenë provimin në matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, filozofi apo estetikë.

Në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin” mbahen mësime të rregullta, si dhe mësime në të cilat mbahen ushtrime për provimin e maturës, më së shpeshti për lëndët eksterne, përkatësisht gjuhë maqedonase, matematikë, anglisht dhe frëngjisht. Tatjana Aleksiq, profesoreshë e gjuhës maqedonase në këtë shkollë, thotë se ka punuar me nxënësit e saj që nga janari, pas pushimit dimëror.

“Më së shpeshti punojmë në rrjet, jam gjatë gjithë kohës në link me nxënësit. Nuk them se kjo që ka ndodhur me grevën është e mirë, por e di që do të kompensohet. Sidoqoftë, këta janë “korçaginsit”. Qysh në janar kemi bërë ushtrime për provimin e maturës, ashtu që kemi vazhdimësi. Eseja sjellë më së shumti pikë, 13. Nëse nuk dinë të bëjnë një kompozim të esesë, gjegjësisht, çfarë ka në hyrje, çfarë në pjesën kryesore etj., humbasin pikë në ese. Megjithatë përvoja tregon se nxënësit tanë arrijnë rezultate të shkëlqyera”, thotë Aleksiq.

Ajo shton se që nga viti i kaluar, eseja është në temë të lirë.

“Ata janë më të dobëtit në gramatikë. Ndodh që ndonjëherë nxënësit e shkëlqyer nuk njohin një emër foljor. Mësimi i gramatikës, për mendimin tim, duhet të përfundojë në klasën e nëntë, kurse tani duhet vënë theksin te forma kritike dhe puna te veprat letrare”, shtoi profesoresha.

Paralele përgatitore për provimet e maturës ka edhe në shkollën e mesme profesionale “Jane Sandanski” në Manastir. Drejtori Aleksandar Cvetkoski, për Meta.mk, thotë se nuk ka pasur ndërprerje në mbajtjen e atyre mësimeve.

“Mësimet mbahen onlajn, sepse kishim disa punë ndërtimore dhe po presim leje për objektin. Maturantët po përgatiten për gjuhën amtare me mësuesin e tyre. Kishim mësues që ishin në grevë, por kjo nuk ndikoi në përgatitjet për provimin e maturës. Nuk kemi problem as me gjuhën angleze, mësimet mbahen”, tha Cvetkoski.

Në shkollën e mesme profesionale “Mihajlo Pupin” mbahet mësimi i  rregullt, si dhe paralele përgatitore për maturën shtetërore.

Megjithatë, ka disa shkolla në të cilat mësimet shtesë janë shtyrë për shkak të grevës. Andrej Manolev, drejtori i gjimnazit “Nikola Karev” informon se gjatë grevës dy javore përgatitje për maturën shtetërore nuk ka pasur.

“Është fakt që nxënësit duhet të përgatiten dhe të ketë një program të caktuar mbi bazën e të cilit do të përgatiten për lëndët e maturës shtetërore. Por do të ketë mënyra dhe mundësi që mësuesit të përgatisin fëmijët. Tek ne 50 nga 66 profesorë ishin në grevë. Në shkollë kishte mësim të rregullt për nxënësit e vitit të parë dhe të dytë, por ata të vitit të tretë dhe të katërt nuk vinin”, tha Manolev.

Ai tha se si drejtor, e ka për obligim që çdo ditë t’i dërgojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qytetit të Shkupit informata nëse mbahen mësimet dhe sa fëmijë kanë qenë të pranishëm në mësime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button