Teatri i operas Bolshoi do të anulojë shfaqjet e dy kritikëve të luftës

Teatri i Operas Bolshoi në Moskë, njoftoi se do të anulojë shfaqjet e regjisorëve Kirill Serebrennikov dhe Timofey Kulyabin, që kanë folur kundër luftës në Ukrainë, sipas agjencisë AFP. Mbrëmë, teatri i njohur rus njoftoi se në vend të tre shfaqjeve të baletit “Nureev”, i drejtuar nga Serebrennikov, audienca mund të ndjekë baletin “Spartacus” të drejtuar nga Aram Khachaturian, transmeton Zëri i Amerikës.

Teatri prestigjioz po ashrtu njoftoi se në vend të operas komike “Don Pasquale” të Donizettit, të drejtuar nga Timofey Kulyabin, audienca këtë javë mund të shohë “Berberin e Seviljes”, të Rossinit.

Bolshoi nuk dha arsye për anulimin e shfaqjeve dhe një zëdhënëse i tha sot agjencisë AFP se ajo nuk “kishte asnjë koment zyrtar”.

Kirill Serebrennikov, 52 vjç, u lejua të largohej nga Rusia, ku ishte shpallur fajtor në vitin 2020 për vjedhje fondesh nga Qendra Gogol e Moskës. Mbështetësit e tij thonë se dënimi ishte hakmarrje për kritikat që ai kishte bërë për autoritarizm dhe homofobi të Presidentit Vladimir Putin.

Muajin e kaluar ai tha në Berlin se ndiente “tmerr, zemërim, turp dhe dhimbje”, për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kulyabin, 37 vjeç, i cili mendohet se jeton në Evropë, po ashtu ka folur kundër vendimit të presidentit Putin për të dërguar trupa në Ukrainë.

Disa balerinë të njohur janë larguar javët e fundit nga Bolshoi, pëfshirë prima-balerinën Olga Smirnova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button