RMV, janë arrestuar 14 persona për drogë gjatë kontrolleve në objekte hotelierike në Shkup

Zyrtarë policorë të SPB Shkup mbrëmë kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike në zonën e Shkupit, duke privuar nga liria 14 persona, për shkak të dyshimit për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

“Madje, tek A.G.(21), S.N.(24), S.D.P.(25), A.Z.(24), H.J.(18), M.K.(23), A.N.(28) është gjetur marihuanë, ndërsa te S.S. (18), S.V. ( 33), I.T. (25), M.K. (29), L.N. (19) dhe K.M. (29) është gjetur pluhur i bardhë, dhe tek T.B. (22), përndryshe të gjithë nga Shkupi”, potencojnë nga MPB.

Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button