Nga sot në Greqi dhe Bullgari pa kovid-certifikata

Greqia nga sot përkohësisht i heq certifikatën e detyrueshme evropiane për vaksinim, shërim nga Kovid-19 ose test negativ për hyrje në vend, shkruan 360 Gradë, njofotn Portalb.

Sipas vendimit të Ministrisë së atjeshme të Shëndetësisë nga sot e suspendoi kovid-vërtetimin dhe lejohet funksionimi i objekteve me kapacitet prej 100 për qind nga kapaciteti, dhe të suspendohet certifikata nga EUDCC në pikat hyrëse në vend.

Para dy javësh, ministri i Shëndetësisë kumtoi se nga 1 maji deri më 31 gusht përkohësisht hiqet edhe certifikata e detyrueshme për hyrje në të gjithë objektet e mbyllura në vend.

Nga sot hiqen kovid-masat për personat të cilët mbërrijnë nga shtete të tjera për hyrje në Bullgari.

Derë më sot, personave zë cilët mbërrijnë nga vende të tjera në territorin e Bullgarisë, u lejohej hyrje me BE-certifikatë valide digjitale për Kovid-19, gjegjësisht vërtetim për vaksinim, për shërim nga koronavirusi ose dokument të ngjashëm që përmban të dhëna të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button